Rikthehet buzëqeshja në Bucha dhe Borodyanka, fëmijët dalin nga shtëpia pa frikën e bombardimeve

Pas kaosit të bombardimeve dhe raketave ruse fëmijët e mbetur në Bucha dhe Borodyanka duket se po shijojnë tashmë një ‘copëz’ përditshmërie. Si dikur...

Pas tërheqjes së trupave ruse, zonat e bombarduara po i kthehen gradualisht normalitetit.

Bucha është një ndër zonat ku ka pasur më shumë krime luftë, janë shënuar qindra viktima ndërsa janë zbuluar edhe varre masive.