Shmanget një sulm i mundshëm terrorist në Belgjikë

Një person është arrestuar në Belgjikë pasi u përpoq që të hynte me shpejtësi të lartë me makinë në një rrugë tregtare.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta të policisë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ishte skenar i ngjashëm me sulmin dje në Londër, si dhe i dy rasteve të mëparshme në Nice të Francës dhe në Berlin të Gjermanisë, kur terroristët përplasën me makinë kalimtarët.

Nuk ka informacione të tjera për këtë ngjarje.