VIDEO/ Publikohen pamjet, ja si droni Bayraktar TB-2 shkatërroi anijet ruse

Forcat ukrainase shkatërruan dy anije patrullimi ruse të klasës Raptor pranë ishullit të Gjarpërinjëve në agim. 

Këtë e ka bërë të ditur komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, gjenerali Valery Zaluzhny, në një postim në Twitter nga ministria e mbrojtjes. 

"Droni luftarak Bayraktar funksionon. Së bashku për fitore!" shkroi në postim Zaluzhny.