Shtyhet për nesër evakuimi nga zonat e tjera të Mariupolit

Evakuimi i civilëve nga zona të tjera të Mariupol-it i planifikuar të ndodhte pasditen e sotme është shtyrë për nesër në mëngjes në orën 08:00.

Kujtojmë se më herët, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy tha se janë evakuuar 100 civilët e parë nga fabrika e çelikut Azovstal.

Rusia prej datës 24 shkurt nuk ndalet me sulmet në Ukrainë duke shkaktuar qindra viktima. Shumë shtete kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë.