Interi bën detyrën ndaj Udineses, mban ritmin e Milanit

Interi ka arritur një fitore tepër të rëndësishme ku ka mundur Udinesen me rezultatin 1-2 në ndeshjen e sotme në transfertë.

Golave të Perisic dhe Lautaro ju kundërpërgjigj Puesto në pjesën e dytë që rihapi sfidën.

Në minutat finale skuadra e Simone Inzagit menaxhoi rezultatin duke siguruar tre pikët për zikaltrit.

Interi mbetet kështu në ndjekje të Milanit me dy pikë diferencë, me tre ndeshje ende për t’u luajtur.