Mazhoranca voton 4 ministrat e rinj, socialistët 'refuzojnë' shkarkimin e Blendi Klosit

Mazhoranca ka votuar në Parlament shkarkimin e 4 ministrave dhe emërimin e ministrave të rinj.

Kështu, Samir Tahiri u shkarkua si ministër i Brendshëm me 75 vota pro dhe në vend të tij u votua Fatmir Xhafaj me 76 vota.

Ilir Beqaj u shkarkua si ministër i Shëndetësisë me 78 vota pro dhe në vend të tij u votua Olgerta Manastirliu me 79 vota pro.

Bledi Çuçi u shkarkua si ministër i Pushtetit Vendor me 78 vota pro dhe në vend të tij u votua Eduard Shalsi me 76 vota pro.

Blendi Klosi u shkarkua si ministër i Mirëqenies Sociale me 76 vota pro dhe në vend të tij u votua Olta Xhaçka me 76 vota pro.

Votimi për shkarkimin si ministër të Blendi Klosit dhe emërimin e Olta Xhaçkës u bë dy herë për shkak të mosvotimit të deputetëve socialist.

Herën e parë, Blendi Klosi mori 70 vota për shkarkim, çka nuk janë të mjaftueshme pasi duhen të paktën 71 vota.

Ka qenë ndërhyrja e kreut të grupit të PS Gramoz Ruçi që i kujtoi nënkryetares së Kuvendit Valentina Leskaj se duhet të ripërsëritet votimi pasi Klosi në fakt nuk ishte shkarkuar me 60 vota.

Herën e dytë të votimit, Blendi Klosi u shkarkua me 76 vota pro dhe Olta Xhaçka u votua për ministre me 76 vota pro.

/SYRI.net/