FOTOLAJM - Tirana zbardhet nga breshëri

Reshje të dendura shiu dhe breshëri kanë pushtuar Tiranën pasditen e sotme. Fotot e mëposhtme tregojnë se si është zbardhur e gjithë zona pranë Dajtit e Freskut.

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në rrugë në lidhje me lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve.

Deri tani nuk kemi një informacion të saktë nëse ka dëme të shkaktuara.