I fejuar dhe me fëmijë? Zbulohet e vërteta për Bledin, konkurrentin që la në mes programin

Bledi Beqiri ishte nga konkurrentet më të pëlqyer brenda programit “Për’puthen” në këtë edicion.

Përveç takimeve të shumta që pati me vajzat e programit, Bledi nuk arriti të përputhet me asnjërën dhe u largua nga programi.

Në mesin e thashethemeve të shumta që qarkulluan për të ishin edhe disa ku thuhej se Bledi ishte i fejuar dhe isha baba i në fëmije.

I ftuar së fundmi në “Expuls” Bledit iu kërkua gjatë intervistës që të sqaronte këto lajme.

“Jo jo (qesh). Nuk kam qenë as i fejuar as i martuar as i divorcuar as me fëmijë. Postoj shpesh një vajzë të vogël në Instagram por ajo është mbesa imë”, u shpreh ai.