FOTO/ Shqiptarët mikpritës, bëjnë këtë dhuratë speciale për Buffonin

Shqiptarët që jetojnë në Itali do ta nderojnë legjendarin italian, Gianluifi Buffon. Anipse do ta kenë rival në fushë, Buffon mbetet një nga futbollistët që meriton gjithmonë respekt brenda dhe jashtë fushës.

Një nga drejtuesit kryesorë të shoqatës “Albania Futuro”, Astrit Çela, ka bërë të ditur se kjo është një dhuratë simbolike për Bufonin, meqë ai do të luajë ndeshjen me numër 1000 në karrierën e tij pikërisht ndaj kuqezinjve. 

Një verë e vjetër shqiptare me simbolin kombëtar është dedikuar për portierin e "azzurëve"./ Indeksonline