VIDEO/ Dita pa makina në Lezhë rëndon trafikun në gjysmën e qytetit

Këto janë pamjet që vijnë sot nga qyteti i Lezhës, marrë nga gazetari Martin Marku i SYRI TV. Dita pa makina, e shënuar në fundjavën e parë muajit, ka sjellë boshatisjen e disa rrugëve, si “Luigj Gurakuqi” dhe bulevardi “Gjergj Fisha”,  por trafik të rënduar në disa të tjera.

Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar një muaj më parë në Fb për këtë nismë që ka nisur të zbatohet në vend:

“Nga data 3 prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë si fillim ditë pa makina në qytetet kryesore të çdo qarku.  Nëse s’e fikim dot automjetin gjatë gjithë kohës, të paktën ta bëjmë ditëve të pushimit dhe të përdorim biçikletën a ecjen në këmbë. Fillojmë menjëherë në koordinim me bashkitë këtë plan kombëtar për kursim, për mjedisin dhe për shëndetin e të gjithëve”, njoftoi Kumbaro.