Digjet një biznes i përpunimit të qumështit në Krujë, hetuesit kërkojnë shkakun

Një baxho në fshatin Gramëz të Krujës është djegur plotësisht nga zjarri mëngjesin e së dielës.  Shkaqet nuk janë zbuluar ende.

Policia tha se zjarri ra rreth orës 7:30 në një ndërtesë të përpunimit të qumështit , e cila është në pronësi të shtetasit N. Z. Baxhoja është djegur plotësisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.