VIDEO/ Sherr për porosinë, greku godet me thikë shqiptarin në sy të klientëve

Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në Greqi, pasi është goditur me thikë. 

Mediat greke kanë publikuar pamjet e sherrit.

Sherri nisi për shpërndarjen e porosisë në picerinë ku ato punonin.

Si pasojë, shtetasi grek ka marrë një thikë dhe e ka goditur shqiptarin para syve të klientëve, duke i lënë të gjithë të traumatizuar për skenën e frikshme. 

Rrjedha e ngjarjes
Ndonëse video e sherrit është bërë publike këtë të shtunë, përleshja është regjistruar në orën 14:00 të datës 06.02.2022.

Siç shihet nga ngjarjet brenda në picari ka ndodhur fillimisht një debat verbal mes shqiptarit dhe grekut, e gjitha për shpërndarjen e porosisë.

Sherri verbal degjeneroi në përplasje fizike që vijoi edhe jashtë picerisë.

Atje, shtetasi grek ka marrë thikën dhe ka goditur shqiptarin në trup. Kyi fundit mbeti i plagosur dhe u dorëzua në spital ku mori ndihmën e parë.

Avokati i grekut të arrestuar për ngjarjen mësohet të ketë thënë:

“Klienti im është joshur në aktin e tij të pajustifikuar nga indinjata e justifikuar. Reagimi i tij ishte i tepruar dhe i rrezikshëm. Qëllimi i tij nuk ishte të vriste”.