Ben Blushi ofendon rëndë Lindita Nikollën: Je një injorante totale, herë tjetër mati fjalët mirë

Deputeti Ben Blushi ka sulmuar ashpër ministren e Arsimit Lindita Nikolla gjatë replikave në Parlament.

Pas fjalës në Parlament të Lindita Nikollës e cila foli gjithashtu me gjuhë të ashpër kundër Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit, deputeti Blushi reagoi keq.

“Askush nuk do mbahet mend që ke pasur një bodigard që dërgonte për të marrë 3 mijë Euro për një vend pune. Bodigardi jot është arrestuar zonjë. Sepse je injorante totalisht. Është fatkeqësi për të gjithë maturantët e Shqipërisë. Dhe kur të çohesh herë tjetër këtu dhe të flasësh me atë zonjë (Mimoza Hafizin) mati fjalët mirë, sepse ti je një injorante”, tha Ben Blushi. /SYRI.net/