Kourtney Kardashian dhe Travis Barker me pushime në Itali, ndezin rrjetin me pozat prookuese

Dyshja e njohur Travis Barker dhe Kourtney Kardashian janë fejuar në muajin Tetor të vitit që lamë pas dhe kanë bërë një dasmë jo zyrtare në Las Vegas.

Por si duket ende të dy ata janë në fazën e muajt të mjaltit pasi po shijojnë disa pushime së bashku ku janë shfaqur më të dashuruar se kurrë.

Ylli i “KWUTK” dhe partneri i saj janë fotografuar në liqenin e Komos në Itali ku ndodhen me pushime prej disa ditësh.

Kourtney është shfaqur shumë seksi duke nxjerrë në pah asetet e saj femërore e veshur me një palë tanga ngjyrë të zezë si dhe një bluze të tejdukshme. Travisa sakaq e shoqëron duke e përkëdhelur me dashuri shtrirë mbi një shezlong së bashku.

Kardashian duket mjaft këndshëm dhe natyrale pa make-up, ndërsa Travis u shfaq pa bluzë teksa kishte veshur një palë pantallona të shkurtra të zeza.

Disa minuta më parë ajo ka publikuar disa foto në Instagram nga udhëtimi me burrin e saj, teksa i shkruajti “buona sera, signorina”, një këngë ikonike nga Louis Prima.