FOTO - EMRI/ Në lule të rinisë, humb jetën në aksident 19-vjeçari në Lezhë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 12:25  në rrugën Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur ” Knalla”.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin anësor.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i makinës, Armando Pacani 19 vjeç, informon policia.

Burimet bëjnë me dije se pasagjeri i cili ndodhej në makinë është në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.