Inteligjenca britanike: Rusia shpreson të korrigjojë gabimet, por morali është i ulët

Për shkak të avancimeve të dështuara në Ukrainën verilindore, Rusia është detyruar të shkrijë dhe ridislokojë njësitë e saj, por morali i trupave të Moskës është i ulët,  sipas buletinit të fundit të inteligjencës ushtarake britanike.

 "Rusia shpreson të korrigjojë problemet që kufizuan më parë pushtimin e saj duke përqendruar gjeografikisht forcën luftarake, duke shkurtuar linjat e furnizimit dhe duke thjeshtuar komandën dhe kontrollin." shkruhet në postimin e inteligjencës britanike.