Kasmi: PD iu rikthye demokratëve, jo më me opozitë të emëruar pazaresh

Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike” (RD), Bledi Kasmi, ka reaguar për Kuvendin e PD që do të mbahet nesër për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar.

Kasmi deklaron se Shqipëria nuk do të ketë më një opozitë të emëruar pazaresh, pasi thekson se sot i është rikthyer demokratëve.

Sipas tij, nesër është Kuvendi i ringritjes së madhe të demokratëve.

“Jo më me opozitë të emëruar! Shqipëria nuk do të ketë më një opozitë të emëruar pazaresh. Vetëm një opozitë që ngrihet mbi njerëz të vërtetë që vijnë nga vota e lirë e këtyre demokratëve që e kanë rikthyer PD si shpresë për vendin.

PD i është rikthyer sot demokratëve. Nëse më 11 dhjetor ishte Kuvendi i historisë, nesër është Kuvendi i ringritjes së madhe të demokratëve.

Sytë e Shqipërisë janë nesër tek demokratët”, shkruan Kasmi në rrjetet sociale.