VIDEO+FOTO/ Autobusi përfundoi në Lanë, momenti kur nxirren pasagjerët nga urbani

Një autobus i linjës së Unazës në kryeqytet, përfundoi në lumin e Lanës pranë zonës së njohur si ish-kinema 'Agimi'. 

Urbani ka qenë plot me pasagjerë në momentin e aksidentit. 

Mësohet se autobusi është përplasur fillimisht me një automjet tjetër dhe më pas të dy kanë përfunduar në lumë. 

SYRI sjell me foto dhe video momentin kur nga autobusi nxirren pasagjerët. Disa pasagjerë kanë thyer xhamat e autobusit dhe kanë dalë vetë. 

Policia njofton zyrtarisht se janë dy të plagosur, persona që udhëtonin me automjetin tjetër, ndërsa nuk ka informacion për gjendjen e pasagjerëve të urbanit.