Cameron Diaz anulon koncertet në Europë, në gjendje jo të mirë shëndetësore

Artistja e njohur Cameron Diaz po planifikon të shtyejë turneun e saj botëror ‘Courage” planifikuar të mbahej në shumë shtete evropiane. Kjo sepse ajo “ende po përjeton disa spanza” dhe këtë gjë e ka njoftuar vetë ajo përmes një postimi të publikuar ditën e sotme në Instagram.

Turi i fundit i koncerteve të saj ishte planifikuar të mbahet në muaj Maj  të këtij viti por u shtye për NË Shkurt të vitit 2023.

“Epo, ja ku jemi përsëri dhe më vjen shumë keq që duhet të ndryshojmë planet tona të turneut për Evropën edhe një herë,” filloi videon e saj 54- vjeçarja.

Së pari na u desh të lëviznim shfaqjet, për shkak të pandemisë, tani këto janë problemet e mia shëndetësore që po na bëjnë të shtyjmë disa shfaqje dhe për fat të keq duhet të anulojmë edhe disa.”

Fituesja e Grammy-t ndër të tjera tregoj se tashmë është më mirë se është përmirësuar ndjeshëm, por sidoqoftë ende nuk është gati për të vazhduar me koncertet e saj në Europë.

“Po ecën shumë ngadalë dhe është shumë frustruese për mua,” tha ajo. “Po marr trajtim nga mjekët e mi, po marr ilaçe, por ende po përjetoj disa spazma dhe po më duhet shumë më shumë kohë që të shërohem nga sa kisha shpresuar.”

Dion shpjegoi se ajo duhet të jetë në “top formë” kur po performon, por ajo “thjesht nuk është ende gati”.

‘Doja ta dinit se më vjen keq  për këtë lajm”-ka treguar ajo. E di se të gjtihë keni pritur gjatë për koncertet dhe realisht e vlerësoj besnikërinë tuaj. Gjithçka mund të them është se po bëj më të mirën për tu rikthyer në nivelin që duhet të jem në mënyrë që të mund të jap 100 për qind në shfaqjet e mia, sepse kjo është ajo që ju meritoni.”

Artistja përfundoi: “Faleminderit shumë për mesazhet e ndejera dhe mbështetjes që më dërgoni gjithmonë në rrjetet e mia sociale. Kjo do të thotë shumë për mua.”