U zgjodh dje kryeministër i Malit të Zi, Abazoviç merr vendimin e parë

Pasi u zgjodh kryeministër, Dritan Abazoviç ka njoftuar vendimin e parë që ka marrë si kryeministër i vendit. Në një postim në Facebook, ai ka paralajmëruar se duke filluar nga sot, mbledhjet e Qeverisë së kryesuar nga ai do të jenë të hapura për publikun.

“Duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Duke rritur kështu transparencën e përgjithshme dhe duke forcuar besimin në institucionet e sistemit. Qytetarët duhet të jenë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës."-ka shkruar Abazoviç.

Dritan Abavoviç u zgjodh ditën e djeshme kryeministri i Malit të Zi me 45 vota pro, ndërsa kundër votuan vetëm deputetët socialdemokrat. Për herë të parë në krye të Malit të Zi është zgjedhur një shqiptar.