'SHBA mbështet 'Open Balkan'/ Shehu përgënjeshtron Ramën: Nuk thanë asnjë fjalë për nismën
Deputeti demokrat Tritan Shehu ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama i cili tha se SHBA mbështet fuqimisht nismën Ballkani i Hapur.
Shehu thekson se teksa lexonte komunikimin zyrtar të Ambasadës Amerikane nuk ka parë asnjë fjalë për Ballkanin e Hapur.
Reagimi i plotë i Shehut
Përgënjeshtrohet Rama për “Ballkanin e Hapur”?
Kryeministri mbas takimit me delegacionin e DASH deklaroi se SHBA përkrah fuqimisht projektin e “Ballkanit të hapur”, duke e vendosur kështu atë çështje në qendër të vëmendjes në prononcimin e tij!
Tashti po lexoja komunikimin zyrtar të Ambasadës Amerikane për atë takim.
Asnjë fjalë për “Ballkanin e Hapur”.
Ndërsa aty flitet për çështje të tjera prioritare në marrëdhëniet bi e multi laterale Shqipëri-SHBA.
Flitet më shumë të drejtë për integrimin, Rajonin…edhe për energjinë, por jo për atë nismë të Vuçiçit.
A është ky një përgënjeshtrim për sa tha Kryeministri në emër të delegacionit të lartë amerikan, një ditë më parë?