Si mashtroi Edi Rama me ‘Beratin virtual’ dhe Beratin real

Kryeministri Edi Rama u zgjua sot duke publikuar në Facebook një fotografi të Beratit në ditët  e sotme i rregulluar nga programi i “Rilindjes Urbane”, të cilin e krahasonte me Beratin e vitit 1997.

Nuk ka zgjatur shumë ky gëzim i Ramës për punët e qeverisë së tij se si është transformuar qyteti, sepse ashtu siç thotë populli, “e hëngri me sy”.

Një fenomen shqetësues po ndodh në qytetin e mbrojtur na UNESCO. Pedonalja e Beratit është “zhytur” në terr gjatës, pasi janë vjedhur dhe dëmtuar ndriçuesit e saj anës rrugës.

Por, të parët dhe të vetmit që reagojnë në lidhje me këtë shqetësim duket se janë qytetarët e Beratit, të cilët deklarojnë se institucionet përgjegjëse duhet të marrin masat që ky investim të mos preket.