VIDEO/ Gruaja dhunohet barbarisht në ashensor në sy të fëmijëve

Një video që po qarkullon në mediat sociale të Kinës ka shkaktuar një zemërim masiv. Ngjarja është filmuar në një ashensor dhe tregon momentin kur një burrë gjuan me grushte një grua, pasi kjo e fundit që ndodhej me fëmijët e saj, i kërkoi atij të mos pinte duhan.

Incidenti ka ndodhur në 12 tetor të këtij viti në Langfang, në provincën Hebei të Kinës.

Gruaja e quajtur Li i tha policisë se ajo i kërkoi personit që e dhunoi që të mos pinte duhan në ashensot për hir të fëmijëve, por ai filloi ta godiste, raportoi People’s Daily, China. Ndërkohë policia është vënë në kërkim të agresorit.

" width="640">