‘Gjithmonë e më shumë korsi’: Revoltë në Teksas kundër autostradave të reja gjigante

Teksasi, me rrugët me korsi të gjera dhe autostrada të mëdha, duket si një vend i pamundur për  rebelim kundër epërsisë së kulturës amerikane të makinave.

Por javën e kaluar një grup banorësh nga i gjithë Teksasi zbriti në departamentin e transportit të shtetit (DoT) për të shprehur zemërimin për zgjerimet e reja që po u bëhen autostradave, të cilat do të zhvendosin mijëra njerëz dhe do të shkatërrojnë qindra biznese, shkolla dhe kisha.

Ndërkohë, shteti po shtyp në mënyrë aktive planet vendore për të inkurajuar më shumë biçikletat dhe  ecjen si një alternativë ndaj ngarjes së makinës.

Shqetësimi i acaruar për fryrjen në dukje të pafund të autostradave ka shkaktuar madje një ndërhyrje të pazakontë nga qeveria federale, me administratën e Joe Biden që nisi një hetim të të drejtave civile vitin e kaluar në projektin e Hjustonit, hetim që e  ka ndërprerë ndërtimin e tij.

Duke mbajtur tabela, disa dhjetëra protestues u mblodhën jashtë selisë së departamentit të Teksasit nën hijen e kapitolit të Teksasit me ngjyrë rozë në Austin.

"Janë thjesht korsi të mërzitshme, gjithnjë e më shumë korsi," tha Fabian Ramirez, një inxhinier strukturor, prona e të cilit në lagjen Northside të Hjustonit do të rrafshohet si pjesë e një projekti të diskutueshëm 9 miliardë dollarësh për të zgjeruar autostradat e qytetit.

“Nuk ka tren, nuk ka autobus, nuk ka asgjë që mbështet transportin masiv. Nnuk ekziston. Ata [Texas DoT] duan betonin. Unë do të thoja, dreqin. Më pëlqen të ndërtoj, por kam gjithashtu një busull morale.”

Ramirez tha se zgjerimet e përsëritura të autostradave në Hjuston kanë shkatërruar pa ndryshim shtëpi në lagjet e njerëzve me ngjyrë dhe të latinëve si ajo e tiaj.

"Të gjitha këto lagje po sulmohen nga ky zgjerim," tha ai. “Unë duhet të jem në gjendje të shijoj të qenit meksikan në Hjuston në vitin 2022 pa u përpjekur dikush që të më nxjerrë nga lagjja ime.”

Drejtuesit e qytetit në Teksas, ndërkohë, kanë filluar gjithashtu të vënë në pikëpyetje status quo-në e përqendruar te makina.

San Antonio planifikoi të ngushtonte një shtrirje prej dy miljesh të  Broadëay Avenue, një rrugë kryesore, dhe të shtonte korsi të mbrojtura për biçikleta, por Texas DoT do të përmbyste qytetin në janar për ta ndalur atë, duke përmendur frikën për përkeqësimin e bllokimit të trafikut.

Ron Nirenberg, kryetari i bashkisë së San Antonios, akuzoi shtetin për "të menduarit si në vitet 1950" dhe një "magjepsje" ndaj zgjerimit të autostradave.

"Pesë vjet më parë ideja se do të kishte ndonjë zyrtar të zgjedhur që do të kundërshtonte publikisht një zgjerim të autostradës do të dukej e panatyrshme," tha Jay Crossley, drejtor ekzekutiv i Farm and City, një organizatë jofitimprurëse që punon në çështjet e jetesës urbane të Teksasit. "Por tani shumë po ndryshojnë mendim në Teksas."