", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/April/29/auto_3500_11651223090.webp", "width": 620, "height": 372 } }

Shkuma toksike me erë të tmerrshme lundron nëpër lagjet e Bogotas

Një shtresë e madhe me shkumë toksike erëkeqe ka vërshuar si lumë pranë kryeqytetit kolumbian Bogotá, duke mbuluar shtëpitë dhe bizneset dhe detyruar banorët të largohen prej masave të ngjashme me retë, që lundrojnë apo fluturojnë nëpër rrugë.

"Era është e tmerrshme - dhe na është dashur ta durojmë këtë shkumë për një kohë të gjatë," tha udhëheqësja e komunitetit Luz Mariela Gómez për kanalet televizive lokale. “Ne po rrezikohemi. Dikush mund të bjerë nëpër to dhe nuk do të mund ta gjejmë.”

Fotografitë nga periferia e banimit Mosquera treguan rrjedhje të mëdha shkume që varrosnin trotuaret dhe ngriheshin edhe mbi banorët. Një rrugë që të çonte në një shkollë ishte e bllokuar.

Autoritetet lokale mjedisore thanë se shkuma e ndotur – e cila është parë në qytet disa herë gjatë viteve të fundit – po rritet për shkak të njerëzve që hedhin mbeturina, kimikate dhe detergjentë në rrjedhën e lumit. Reshjet e dendura e kanë shtuar problemin.

Zyra e kryebashkiakut të Mosquera postoi në Twitter, fotografi të shkumës toksike.

Kryetari i bashkisë, Gian Gerometta, pohoi se grumbullimi i ndotjes ishte pjesërisht për shkak të një bllokimi të shkaktuar nga bimët në lumë.

"Ne jemi të vetëdijshëm për rreziqet që mund të lindin për shkak të këtij fenomeni," shkroi ai në Tëitter.

Autoritetet paralajmëruan gjithashtu vendasit që të mos afrohen shumë me shkumën, e cila mendohet se shkakton probleme të frymëmarrjes dhe irritime të lëkurës.

"Është e rëndësishme që fëmijët të mbahen larg pasi ne ende nuk e dimë plotësisht se çfarë është ky material," tha Edëin García, një zyrtar qeveritar mjedisor, për radion lokale Caracol, duke shtuar se një impiant trajtimi në rajon ka punuar për të dekontaminuar lumin që nga viti 2020. "Ne do të monitorojmë dhe pastrojmë të gjithë lumin për të parandaluar akumulimin e shkumës".