EMRAT/ Mbyllen hetimet për grupin që dërgonte refugjatë në Angli, mes tyre një shqiptar

Autoritetet italiane kanë mbyllur hetimet për grupin që transportonte ilegalisht refugjatë nga Italia për në Britani të Madhe.

Kështu, janë 5 persona të cilët prokuroria i akuzon për trafik klandestinësh. Ata janë Occhioni Salvatore, Occhioni Ëilliam, Francesco Romano, shqiptari Ylli Kalemi dhe Pietro Giuseppe Montello.

Nga hetimet e deritanishme është zbuluar se ky grup i pajiste refugjatët me dokumente false identiteti kundrejt shumave të parave. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre refugjatëve kanë qenë nga Shqipëria. Përveç Occhioni Salvatore që është në arrest me burg, të akuzuarit e tjerë ndodhen në arrest shtëpie.