FOTO/ Ministrja Harito provokon çadrën e opozitës

Ministrja e Inovacionit dhe Administratës, Milena Harito ka nxitur të bëjë një foto nga çadra e lirisë në Bulevard që në mëngjes herët, shkruan Opinion. al.

“Çadra e Lirisë, mund të quhet edhe çadra e vetmisë së madhe”, shkruan ajo në Twitter. Siç shihet nga fotot, në çadër ka shumë pak njerëz, duke i lënë vend ministres të bëjë komente dhe ironi.

Ajo ç’ka bie në sy në këtë postim është se brenda 10 minutash i ka bërë ‘like’ gjithë kabineti qeveritar si dhe kryetari i Bashkisë, Veliaj. /Opinion.al