Lajmi për vdekjen e Raiolas, kërkon falje gazetari që e publikoi

Gazetari që e publikoi lajmin për vdekjen e agjentit të njohur, Mino Raiola, ka kërkuar falje në lidhje me dezinformatën shpërndarë.

Tacredi Palmeri është shprehur i zhgënjyer për atë që bëri.

“E fshiva postimin për Raiolan. Ishte tendencë për të qenë i pari. Nuk do të bëja diçka të tillë asnjëherë”, u shpreh ai.

Për ta përgënjeshtruar vdekjen reaguan edhe shumë persona të tjerë me ndikim, përfshirë edhe vetë agjentin.