Amal Clooney: Ukraina sot është një thertore

Avokatja e të drejtave të njeriut Amal Clooney u ka kërkuar vendeve që të mbledhin dhe ruajnë provat e mizorive në Ukrainë.

Duke folur në Kombet e Bashkuara në Nju Jork të mërkurën, ajo tha: "Ukraina sot është një thertore".

Ajo tha gjithashtu se kishte frikë se politikanët do të shpërqendroheshin nga çështje të tjera dhe mund të bëheshin "të mpirë" ndaj konfliktit.

Clooney është pjesë e një task force ligjore ndërkombëtare që këshillon Ukrainën për sigurimin e drejtësisë për viktimat e krimeve të luftës.