Mane zbuloi ndryshimet e Klopp në muajin e Ramazanit: Është e vështirë, por klubi po na e bën më të lehtë agjërimin

Sadio Mane ka zbuluar se Liverpooli punon ngushtë me lojtarët e tyre myslimanë për t’u siguruar që ata të mund të stërviten në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Sadio Mane, Mohamed Salah, Ibrahim Konate dhe Naby Keita agjërojnë çdo ditë gjatë Ramazanit dhe trajneri i i Liverpool-it vendosi t’iu vijë në ndihmë, duke bërë një orar për t'ua lehtësuar angazhimet e tyre në futboll.

Këtë e ka shpjeguar Sadio Mane në një intervistë për beIN Sport para ndeshjes gjysmëfinale të Champions League (2-0) ndaj Villareal, në të cilën ka treguar se futbollistët kanë pasur një bashkëbisedim me kapitenin Jordan Henderson para Ramazanit.

"Para Ramazanit, ne folëm me kapitenin Henderson, të cilit i kërkuam që t'i thoshte trajnerit se ndoshta mund të ndryshojmë orarin e stërvitjes dhe të stërvitemi në mëngjes. Është shumë më e lehtë për ne. Nëse stërviteni në mëngjes, atëherë keni kohë të pushoni dhe të shkoni në shtëpi. Por nëse stërviteni rreth orës 14:00 ose 15:00, dita do të jetë shumë e vështirë”, tha Mane.

Futbollisti senegalez tregon se Klopp e ka pranuar kërkesën e tyre dhe shton se është e vështirë të mbash  Ramazanin dhe të luash futboll.

“Trajneri e miratoi dhe doli të na takojë për ta bërë më të lehtë, në këmbim përpiqemi të japim maksimumin në lojë. Nuk është e lehtë në ditët e ndeshjeve, por është gjithmonë diçka e veçantë, e vështirë, por Liverpool po përpiqet me gjithçka që ka mundësi për të na e bërë më të lehtë.

Një tjetër detaj që u vjen në ndihmë futbollistëve është puna e personalizuar e dietologes Mona e cila ndihmon lojtarët që agjërojnë në dhomat e zhveshjes së Liverpool-it.

“Ne flasim me të dhe ajo bën gjithçka një ditë para çdo ndeshjeje për ta bërë më të lehtë agjërimin tonë dhe për t'u siguruar që ne mund të vazhdojmë me Ramazanin,” përfundoi senegalez.