‘I ngjan Bobo Verit’/ Osimhen pritet të largohet, Napoli synon transferimin e Brojës

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja do të jetë një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës. Performacat e zhvilluara me fanellën e Southampton në Premier League kanë bërë që shumë skuadra të interesohen për djaloshin nga Malësia e Madhe, kartoni i të cilit është në pronësi të Chelseat.

Së fundmi bëhet e ditur nga mediat italiane se për Brojën ka interes dhe nga klubi i Napolit. Drejtuesit e klubit italian e shohin shqiptarin si lojtarin ideal për të zëvendësuar Victor Osimhen në sulm.

Napoli pritet ta shesë nigerianin për një shumë prej rreth 100 milionë eurosh, me Arsenalin që shfaqet si një kandidat kryesor për të blerë sulmuesin.

“La Gazzeta dello Sport” thotë se Broja i ngjan Bobo Vierit. Media italiane shprehet se shqiptari është një lojtar me karakteristika të ndryshme nga nigeriani, por gjithsesi i aftë për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në sulm.