Interpoli e gjen dhe e arreston në Kukës, 25-vjeçarin e kërkuar nga Suedia

Interpol Tirana ka arritur të zbulojë dhe të arrestojë në Kukës, 25-vjeçarin Albenit Ademi, i cili ishte dënuar në Suedi më 23 shkurt të këtij viti, me burg për mashtrim.

Policia e Kukësit dhe Interpol Tirana, në vazhdën e punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi në kërkim, njoftuan se u organizuan për kapjen e Albenit Ademit, 25 vjeç, rezident në Suedi. 

Sipas Policisë, “arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Suedisë, pasi Gjykata e Jonkoping, Suedi, me vendimin e datës 23.02.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Mashtrimi", parashikuar nga Kodi Penal i Suedisë. “

Tashmë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese suedeze, kanë nisur procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Suedisë.