Lamtumirë Napoli, Hysaj pranë gjigantit të Champions Leagues

Transferimi i mbrojtësit shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj po konfirmohet gjithmonë edhe më shumë për një të ardhme drejt Bajernit të Mynihut.

Janë mediat italiane të cilat shkruajnë se me largimin në fund të sezonit të Lahmit, bavarezët kanë shtuar interesimin për Hysajn, transmeton SYRI.net.

Sipas burimeve të “Tuttomercatoweb” ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti është vënë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe të gjithë emrat të çojnë te mbrojtësi shkodran.

Gjithashtu raportohet se Bajerni po interesohet edhe për Matia De Sciglion por ende nuk e ka vendosur për të bërë ofertën zyrtare. / SYRI.net /