Si sot në vitin 1912 u themelua 'Vatra' në Amerikë

Më 28 prill të vitit 1912, u themelua Federata Pan-Shqiptare e Amerikës, Vatra.

"Vëllezër u dërmua, Errësirë e skllavërisë, Lindi me dirsë nderi. Një djell plot gëzim, VATRA kështjell’ e dashur, E mëmë Shqipërisë", janë disa prej vargjeve të himnit të Vatrës, e cila militoi për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve rreth e përqark botës.

Në këtë Federatë do të bënin pjesë figurat më të ndritura të kombit tonë. Një prej veprimtarëve më të zëshëm në radhët e saj, Fan Noli, me të drejtë do të vjershëtonte "Mbahu nëno mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë".

Në dokumentet bashkëngjitur paraqitet dokumenti i identifikimit i një prej anëtarëve të Federatës.