Bilanci i COVID/ Ja sa raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 67 raste të reja me koronavirus nga 1,249 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 7 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 38 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 365 raste aktive me COVID.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 24 në Tiranë, 9 në Fier, 3 në Shkodër, Durrës, Lushnjë, Vlorë, Himarë, Gjirokastër, 2 në Divjakë, Konispol, Kolonjë, 1 në Tropojë, Rroskovec, Selenicë, Sarandë, Përmet, Korçë, Kuçovë, Skrapar, Elbasan, Gramsh.

Statistika (27 Prill 2022) 
Raste të reja ditore           67    
Të shëruar në 24 orë        38
Të shtruar në spitale         7
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 1,249 

Testime totale               1,803,166
Raste pozitive                  274,929
Raste të shëruara            271,068
Raste Aktive                         365
Humbje jete                        3,496 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            240
Fier                 40
Vlorë               27
Korçë              13
Gjirokastër     12
Shkodër          8
Berat                7
Elbasan           7
Durrës              6
Kukës               4
Dibër                 1