VIDEO-SYRI TV/ Skandal në Vlorë, ujërat e zeza në det, qytetarët: bashkia të marrë masa

Miliona euro të hedhura për ndërtimin e Lungomares së Vlorës, me qëllim krijimin e një plazhi publik, duket se nuk kanë asnjë vlerë, për shkak se në det vijojnë të derdhen ujërat e zeza.

Syri Televizion bëri një vëzhgim përgjatë plazhit në Lungomare, ku shihet qartë se si ujërat e zeza derdhen në det, duke shkaktuar ndotje dhe vënë në rrezik jetën e pushuesve. Qytetarët e Vlorës, që këto ditë të ngrohta pranvere kanë nisur plazhin, tregojnë se situata është alarmante dhe i bëjnë thirrje bashkisë të marrë masa.

Nga ana tjetër, qytetarët, shprehen se kriza e çmimeve pritet të prek sektorin e turizmit në qytetin e Vlorës.