Elbasan, identifikohen autorët që plagosën me armë 38-vjeçarin

Policia e Elbasanit ka identifikuar autorët që qëlluan me armë 38-vjeçarin D.P mbrëmjen e djeshme pranë gjykatës, duke e lënë të plagosur.

Sipas uniformave blu, autorët janë E.GJ 40 vjeç, M.B 35 vjeç dhe F.L 27 vjeç. Ata qëlluan me pistoletë 38-vjeçarin, duke e plagosur me një plumb në shpatull.

D.P ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën. Disa ditë më parë ai ishte përfshirë në një konflikt. Policia është duke hetuar në këtë pistë, për të zbuluar nëse plagosja e djeshme ka lidhje me konfliktin e para disa ditëve.