Përfshihet nga flakët banesa në Gjirokastër

Zjarr në një banesë në lagjen ‘18 Shtatori’ në Gjirokastër. Flakët kanë përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati pranë kopshtit Nr.3.

Zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po shuajnë flakët. Shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

Flakët kanë përfshirë aspiratorin dhe sobën e gatimit. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale.