Helmi i merimangës, kurë për paralizën

Në një hulumtim të bërë në Australi u zbulua se helmi i merimangës mund të përdoret për trajtimin e paralizës.

Sipas mediave vendore në Australi, transmeton AA, shkencëtarët australianë kanë gjetur se një proteinë që gjendet në helmin e merimangës mund ta mbrojë trurin nga dëmtimet që mund të ndodhin pas paralizës.

Studiuesit nga universitetet Queensland dhe Monash në ishullin Fraser, i cili është i lidhur me shtetin Queensland dhe ndodhet në veri të Australisë, kanë kapur tre merimanga “hinkë” (funnel-ëeb), të cilët janë merimangat më helmuese në botë.