FOTO/ Përfshihet nga zjarri një lokal në Borsh

Mesditën e sotme, një godinë është përfshirë nga flakët në fshatin Borsh të Bashkisë Himarë.

Godina një katëshe shërbente si lokal në zonë dhe po bëhej gati për sezonin turistik.

Burimet bënë me dije se nga zjarri nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale, ndërsa për shkaqet ende nuk ka detaje.

Borsh/ Informacion paraprak

Më datë 26.04.2022, në fshatin Borsh, ka rënë zjarr në lokalin e shtetasit M. V., ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.