Sulmi terrorist në Londër/ Identifikohet polici që u ther me thikë. Shkon në 5 numri i të vdekurve

Mediat britanike kanë publikuar identitetin e policit që u ther me thikë nga agresori gjatë sulmit të sotëm jashtë godinës së Parlamentit në Londër.

Ai është Keith Palmer, i cili nuk mundi t’i mbijetonte goditjes me thikë për shkak se humbi sasi të madhe gjaku.

Deri tani janë konfirmuar 5 të vdekur dhe rreth 40 të plagosur. Agresori shtypi me makinë këmbësorët në trotuar dhe goditi me thikë punonjësin e policisë para se të vritej nga policia. /SYRI.net/