Dyshohet se vrau me thikë katër persona, arrestohet një burrë në Londër

Një burrë është arrestuar pasi dyshohet për vrasjen e katër personave me thikë në Londër.

Dje ishin gjetur të vdekur tri gra dhe një burrë brenda një prone në Southëark, ka bërë të ditur Policia Metropolitane.

Policia tha se një burrë u arrestua me dyshimin për vrasje dhe u dërgua në një stacion policor në jug të Londrës, ku ai mbetet në paraburgim.

Mendohet se të pesë personat ishin të njohur me njëri-tjetrin, shkruan Skynews.