Pse Papa mban një kapele në kokë?

Kapela tradicionale e veshur nga kleri katolik quhet zucchetto dhe është e ngjashme me atë që mbajnë burrat hebrenj.

Thuhet se kohë më parë, klerikët qetheshin vetëm në maje të kokës kur ata përqafonin beqarinë.

Dhe për t’iu kundërvënë të ftohtit, atyre u jepej një kapelë e tillë për të mbajtur në kokat e tyre, për tu mbrojtur nga i ftohti brenda manastireve dhe kishave pa ngrohje.

Edhe pse tashmë nuk është e nevojshme për një gjë të tillë, ajo ka mbetur si pjesë e uniformës së klerit katolik për të treguar gradën kishtare.

Këto janë llojet e kapelave që ata mbajnë:

E bardhë – Papa

E Kuqe – Kardinalët

E kuqërremtë – Patriarkët, Kryepeshkopët, Peshkopët

E zezë – Klerikët e ultë