Dortmundi s’e ndal dot, Bayern Munchen shpallet kampion i Bundesligës

Bayern Munchen fiton sfidën direkte me Borusian  e Dortmundit dhe siguron matematikisht titullin kampion në Bundesligë.

Bavarezët fituan me rezultatin 3-1 ndaj rivalëve direkt dhe me 75 pikë, kundrejt 63 të Dortmundit, sigurojnë titullin 3 javë para mbylljes së kampionatit.

Grnabry (15’), Lewandowski (34’) dhe Musiala (83’) shënuan për Bayernin, ndërsa Emre Can me penallti (52’) vuri firmën për Dortmundin.

Ky ishte titulli i 10-të radhazi për Bayernin dhe i 32-ti në historinë e klubit më të titulluar gjerman.