Xhaka dhe Arsenal mposhtin Man United mes spektaklit, Ronaldo ia dedikoi jubileun djalit të tij të ndjerë

Arsenal mposhti me rezultatin 3-1 Manchester United në derbin e javës së 34-të të Premier League-s angleze.

“Topçinjtë” kaluan në avantazh që në minutën e 3-të, falë golit të Tavares. Pas gjysmë ore lojë, lojtarët e United kërkuan 11-metërsh, por prekja me dorë e topit nga Soares nuk u cilësua si penallti nga arbitri dhe nga VAR.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes ishte sërish në qendër të vëmendjes, vetëm gjashtëdhjetë sekonda më vonë. Arsenali ishte në sulm, Saka asistoi Nketiah i cili shënoi për 2-0. Megjithatë, gjyqtarët nga dhoma e VAR-it përcaktuan se ishte një pozicion jashtë loje, por më pas filluan të shohin nëse kishte kontakte të mjaftueshme mes Saka dhe Telles për një penallti.

Ata hezituan të merrnin vendimin, kështu që i kërkuan gjyqtarit Pawson që të rishikonte personalisht pamjet. Ai e bëri këtë dhe për kënaqësinë e tifozëve vendas tregoi pikën e bardhë. Saka ishte i sigurt dhe shënoi për 2-0.

Vetëm dy minuta më vonë Ronaldo shënoi golin e tij të 100-të në kampionatin anglez. Matic hodhi topin nga krahu i majtë, Ronaldo arriti të merrte topin dhe të shënonte për 2-1. Më pas, sulmuesi francez festoi emocionalisht golin dhe ia dedikoi djalit të tij të ndjerë.

Në vazhdimin e ndeshjes pati shumë emocione dhe më të mëdhatë ndodhën në minutën e 57-të, 61-të dhe 70-të.

Një penallti u akordua fillimisht për United kur Tavares preku me dorë topin në zonën e penalltisë. Fernandes mori përgjegjësinë, por gaboi nga pika e bardhë.

Në minutën e 61-të Ronaldo tundi për herë të dytë rrjetën e vendasve, por VAR-i e nxori me një milimetër jashtë loje, ndaj goli u anulua.

Arsenali konfirmoi fitoren në minutën e 71-të, kur Xhaka gjuajti fuqishëm nga 25 metra dhe mundi De Ge për 3-1 finale.

Rezultati dhe golashënuesit:

Arsenal - Manchester United 3: 1 (Tavares 3', Saka penallti 32', Xhaka 71' - Ronaldo 34')