Tashmë jo vetëm si këngëtar, ja ku do ta shohim Noyzin së shpejti

Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy, prej vitesh ka korrë suksese të mëdha në muzikë duke u bërë një nga emrat më të pëlqyer në showbizin shqiptar.

Krahas karrierës së bujshme që ka ndërtuar si artist, Rigels Rajku (emri i plotë) duket se po kalon në një tjetër fushë.

Siç ka bërë të ditur në rrjete sociale, krijuesi i hitit “Jena mbretër” do të jetë pjesë e një seriali.

Ai do të luajë përkrah aktorëve të njohur shqiptarë, Blerim Destani dhe Xhevdet Jashari.

Ditën e sotme ai ka publikuar në 'Instastory' një fotografi pranë Blerim Destanit dhe ka shkruar:“Dita e xhirimeve, seriali Der Trakt”.

Deri më tani nuk ka ende detaje se për çfarë seriali bëhet fjalë dhe se cili është roli i Noizyt aty.