Atentat pranë gjykatës në Elbasan, një i plagosur rëndë

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme pranë gjykatës së rrethit në Elbasan dhe një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se i plagosur rëndë nga atentati ka mbetur Dritan Kasneci.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të gjykatës së rrethit. Autori i atentatit ka qëlluar me armë nga një automjet në ecje.

Autoritetet policore lokale bëjnë me dije se personi i prekur nga breshëria e plumbave ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar në spitalin e Elbasanit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Pas ngjarjes, policia ka ngritur postblloqe për kapjen e autorit, i cili është ende i lirë.

/Syri.net/