Sot votoi në selinë blu, Berisha: Asgjë s' mund të pengojë Partinë Demokratike!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka theksuar sot se asgjë nuk mund ta pengojë PD-së në rrugën e saj si forcë e vërtetë opozitare.

I pyetur nga gazetarët  “si ndiheni sot që votoni në selinë blu, ndërsa herën e fundit, për referendumin ishit në një ambient lokali?”, ish-Kryeministri u përgjigj:

“Ka një dëshmi kjo, ka një sinjifikancë: asgjë, asgjë nuk mund të pengojë Partinë Demokratike në rrugën e saj si forcë politike e vërtetë opozitare dhe ky zhvillim i saj dëshmon më së miri këtë.”

Deklarata u bë pasi hodhi votën për të zgjedhur kreun e ri të degës nr.2 të PD në Tiranë.