Mbappe përballet me vendimin më të vështirë në karrierë, PSG i ofron një kontratë që të lë 'pa frymë'

Sulmuesi francez Kylian Mbappe ka marrë një ofertë astronomike nga PSG për të rinovuar kontratën.

Siç thuhet, Mbappe ka në tavolinë një kontratë të re dyvjeçare, me mundësi zgjatjeje edhe për një vit, ndërsa paga e tij vjetore kap shifrën e 50 milionë eurove.

Gjithashtu, Mbappe do të merrte menjëherë 100 milionë euro për bonusin e besnikërisë, që do të thotë se në dy vite te PSG ai mund të fitonte 200 milionë euro vetëm në llogarinë e pagës dhe besnikërisë.

Mediat franceze shkruajnë se nëna e Mbappes është takuar me Nasser Al-Khelaifi dhe se lojtari francez shumë shpejt do të marrë vendimin për të ardhmen e tij.

Mediat spanjolle më parë shkruanin se Mbappe do të marrë 80 milionë euro “në dorë” te Reali dhe për shkak se klubi nuk do të paguajë asnjë qindarkë (lojtar i lirë, pasi i përfundon kontrata me PSG-në) për shërbimet e tij, kështu që paratë në vendimin e Mbappes për klubin e ri në fakt nuk luajnë ndonjë rol.

A do të qëndrojë te PSG apo do t’i bashkohet Realit të Madridit? Kjo mbetet për t’u parë...