Zgjedhje interesante në PD e Kolonjës: I riu aktivist përballë kryetarit me 3 mandate

Riorganizimi i Partisë Demokratike vazhdon sot edhe në degën e Kolonjës, paralelisht me tri degët e tjera: Durrësin, Lushnjën dhe Kurbinin. Në Kolonjë, zgjedhjen bëhen interesante pasi anëtarësia  është thirrur të shprehë vullnetin e saj të lirë mbi 2 kandidatët: Viktor Duron me përvojë dhe me tri mandate si kryetar dhe të riun aktivist Esmerald Kasolli.

Viktor Duro është një figurë mjaft e njohur në zonën e Kolonjës i cili është aktualisht dhe  kryetar i kësaj dege që prej vitit 2009 dhe rikandidon për të marrë edhe mandatin e 4-tërt.

Esmeraldo Kasolli një i ri aktivist nga Forumi Rinor, kryetar i grupseksionit qendër dhe një nga personat më aktivë të degës Kolonjë. Procesi i votimit nis në ora 8:00 e pritet të përfundojë  në orën 18:00.

Dega e PD në Kolonjë ka rreth 700 anëtarë, nga të cilët 400 janë aktivë dhe votuan në referendum.

Gazetarja e SYRI TV, Sidorela Xhomaqi, do të na informojë për këtë proces.